Flash News

Ditari i Opozitës

Rushaj takon artistët Mula dhe Prifti, shqetësimet që i shprehin

Rushaj takon artistët Mula dhe Prifti, shqetësimet që i shprehin

Kandidat i PD-së për deputet në Qarkun e Tiranës, Alfred Rushaj ka zhvilluar këtë të dielë një bisedë me dy personalitetet e mëdha të artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin, ku dëgjoi shqetësimet e tyre.

Një prej problemeve të ngritura gjatë bisedës qe mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët.

“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë.Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional.”, tha Mula.

Mula rrëfeu edhe përvojën e vet, teksa tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.

Të fundit