Flash News

Ditari i Opozitës

“Sa i bie 76+8 se mos bëj gabime në matematikë”, Duka batuta gjatë diskutimeve për zgjedhjen e Presidentit

“Sa i bie 76+8 se mos bëj gabime në matematikë”, Duka

Diskutimet për zgjedhjen e Presidentit të ri janë shoqëruar edhe me batuta, përveç replikave. Kreu i PPA-së, Agron Duka ka shkaktuar të qeshura teksa po bënte përllogaritjen e votave të nevojshme për të zgjedhur Kreun e ri të Shtetit.

“Ne nuk kemi asgjë në dorë vetëm këtë debatin publik aq sa njerëzit po mendojnë sa problem i madh qenka ky. Ne do mundohemi të gjejmë nja 20 firma dhe tua sjellim. Po ta sjellim një emër ju do ta digjni, ndoshta nuk del parashikimi im do jemi shumë të kënaqur.

Të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut dhe nuk vijmë fare dhe ju e keni bërë këtë proces që të çoni ujë te mulliri juaj. Të mos i biem kaq gjatë. Këta e kanë ndarë mendjen për këtë punë.

Nëse nuk pranonjnë një nga kandidaturat tona del ajo që është provuar se këta do të vendosin të vetin. Ju thoni se bëni 84 vota, po 84 i bëj edhe unë, a keni 76 ju andej, sa i bie 76 se mos bëj gabime në matematikë, 8 veta. Po 8 veta i bëj dhe unë. 84 i bëj dhe unë por puna është ta gjejmë konsesual", tha Duka.

 

Të fundit