Flash News

Ditari i Opozitës

Sa ka kushtuar LaCivita? Boçi: 60 ditë pas zgjedhjeve bëhen raportimet

Sa ka kushtuar LaCivita? Boçi: 60 ditë pas zgjedhjeve bëhen

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk ka pranuar të përgjigjet drejtpërdrejt kur u pyet se sa ka kushtuar fatura Partisë Demokratike, strategjia e drejtuesit amerikan të fushatës Chris LaCivita.

Pas akuzave nga mazhoranca e cila ka akuzuar opozitën për shuma të mëdha, Boçi tha në A2 CNN tha se sipas ligjit gjithçka do të bëhet transparente sipas afateve që parashikon ligji.

“Ka disa hapa për të bërë transparencën. 60 ditë pas zgjedhjeve bëhen raportime. Respektoni ligjet për transparencën. Jo se ju teket juve, e bërë sille letrën. Nëse vdisni për transparencë trokisni në dyert e qeverisë. 60 ditë pas 11 majit, partitë janë të detyruara të dorëzojnë raportin financiar te KQZ që e bën publike. Në momentin që raporti shkon në KQZ, do e shpallë ajo, shkoni dhe merreni. Ku i gjen paratë Rama që bën show, për të vjedhur, për qejfet, për Kopshtin e Edenit, verën 33 mijë euro?”, tha Boçi  

Të fundit