Flash News

Ditari i Opozitës

Sa ka shpenzuar Rama në New York ? Anëtari i Kryesisë së PD tregon shifrën

Sa ka shpenzuar Rama në  New York ? Anëtari i Kryesisë së PD

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me shqiptarët në New York të SHBA, në kuadër të turit të diasporës.

Sakaq, vizita e tij dhe shpenzimet për mbledhjen e shqiptarëve atje nuk kalaun në heshtje nga Partia Demokratike. Anëtari i Kresisë së PD, Belind Këlliçi deklaroi në A2 CNN se aktiviteti i djeshëm ka kushtuar 300 mijë dollarë për të cilat duhet të bëhet transparencë. Këlliç theksoi se vetem shfaqja në ekranet e mëdha në Times Square kushton 150 dollarë për 15 sekonda.

“Do të flas për vizitën e Ramës në Nju jork Në këto screen-et e mëdha në Times Square është 150 dollarë pesëmbëdhjetë sekonda shfaqja e reklamës që ka bërë Edi Rama dhe do të duhet të bëhet transparencë. Me orë të tëra që janë dhënë reklama se sa kanë kushtuar? Do të duhet që kryeministri të deklarojë kush ia ka dhuruar, nëse ia kanë dhuruar apo nëse i ka blerë?  Ato karrige që kanë marrë pjesë në Medicon Square Garden, ku është ulur në ndeshjen e NBA-it, që kushtojnë të paktën shtatë mijë dollarë.

Nëse i ka dhuratë, e ka detyrim ligjor ta deklarojë nga kush i ka marrë dhuratë. Nëse i ka blerë e ka detyrim ligjor, ta deklarojë si shpenzim të tijin. Do të duhet patjetër të deklarohen detajet financiare të mbledhjes në Gotham hall në Broadëay, që kushton të paktën treqind dollarë personi për t'i çuar aty”, tha Këlliçi  . 

Të fundit