Flash News

Ditari i Opozitës

“Sa kushtoi festa Rama-Veliaj?, përfaqësuesi ligjor i PD kërkesë Bashkisë: 10 ditë kohë për t’u përgjigjur

“Sa kushtoi festa Rama-Veliaj?, përfaqësuesi ligjor i PD

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu i ka drejtuar një kërkesë për informacion bashkisë së Tiranës për shpenzimet e koncertit të mbajtur mbrëmë në sheshin ‘Skënderbej’, me rastin e hapjes së negociatave me BE dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri – SHBA.

Ndërsa e cilëson një miting të qeverisë, Logu shkruan në rrjetet sociale, krahas kërkesës drejtuar bashkisë se qytetarët duhet të kuptojnë se sa metra rrugë, trotuare, pemë, rikonstruksione shkollash apo qendrash shëndetësore, pensione dhe ndihma ekonomike, iu ka kushtuar festa Rama-Veliaj.

“I dërgova sot një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë për shpenzimet e mitingut të 28 korrikut. Sipas ligjit, Bashkia ka 10 ditë kohë për kthimin e përgjigjes. Le të kuptojnë pak qytetarët, ata që ishin në shesh a në shtëpi, sa metra rrugë, trotuare, pemë, rikonstruksione shkollash apo qendrash shëndetësore, pensione dhe ndihma ekonomike, iu ka kushtuar festa Rama-Veliaj, me pjesëmarrjen speciale të ushtar Begaj”, shkruan Logu.

“Sa kushtoi festa Rama-Veliaj?, përfaqësuesi ligjor i PD

Të fundit