Flash News

Ditari i Opozitës

Sa mandate synon PD në 25 prill, Basha: Ndryshimi do jetë i thellë, dëgjoj vetëm 'Rama ik'

Sa mandate synon PD në 25 prill, Basha: Ndryshimi do jetë i

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk u përgjigj drejtëpërdrejtë se sa mandate synon PD në zgjedhjet e 25 prillit, me listat e prezantuar mbrëmë në KQZ.

Basha nuk dha një shifër konkrete, siç është shpreh kryeministri Edi Rama (88 mandate) apo kryetarja e LSI (100 mandate), por tha se ndryshimi do jetë i thellë.

"Ndryshimi do vijë përmes pjesëmarrjes masive të shqiptarëve me votë. Këtë e dëgjoj përditë, unë dëgjoj dy fjalë vetëm Rama ik. Ndryshimi do jetë i thellë.

Edhe ata që nuk e thonë dot se u vjen tatimori e ju mbyll biznesin, edhe ata kanë një aspiratë, pa largimin e Ramës nuk ka ndryshim. 8 vjet mashtrime. Vendi mbeti i fundit në Ballkan në cdo fushë. Ekonomia katastrofë, emigracioni 12 herë më i lartë se në Serbi. Të vetmit që pasurohen janë Rama e oligarkët.

25 prilli do jetë ditë ndryshimi. Shkon përtej sondazheve më optimiste. Ndryshimi arrihet me votë, Rama e di dhe ka frikë votën. Ne do u përmbahemi angazhimeve që kemi marrë para shqiptarëve. Me këtë ekip ndryshimi do marrë përmasat më të thella", tha Basha.

Të fundit