Flash News

Ditari i Opozitës

“Sa shfaqet Berisha ata zhduken”, Gjekmarkaj: Kuvendi, repart ushtarak i Kryeministrit

“Sa shfaqet Berisha ata zhduken”, Gjekmarkaj: Kuvendi, repart

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së dhe Kuvendit, në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, tha se ky ishte një vit jo normal, ishte viti i betejave të forta.

“PD ka rikthyer simbolet e veta, ka bërë bashkimin e saj dhe mbi të gjitha është kthyer në liri, nga një arrest i padrejtë, kreu demokrat Sali Berisha.

“Opozita fitoi debatin mbi buxhetin, hodhën idetë konkrete, paraqitëm propozimet tona që i shërbenin shqiptarëve”, tha Gjekmarkaj.

Ai akuzoi mazhorancën socialiste se donin të destruktonin grupin parlamentar të PD-së duke mos njohur Gazment Bardhin si Kryetar të Grupit, ndërsa të gjithë Kuvendin e kthyen në një repart ushtarak të Edi Ramës.

Të fundit