Flash News

Ditari i Opozitës

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi ironizon socialistët: Mos mbroni të korruptuarit

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka quajtur përpjekje për të intimiduar drejtësinë, dëgjesën e Rektorit Fatbardh Sallaku dje para grupit parlamentar të PS.

Bardhi ka ironizuar duke thënë mos ndoshta Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS.

“Një rektor kërkoi strehim në grupin parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë.

 Ky akt i paprecedent ndodh në një kohë kur rektori nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ, por kërkon të rrëfehet në grupin parlamentar të PS në shkelje të kushtetutës dhe ligjit.

Kjo na krijon bindjen e plotë se ajo që po ndodh në Universitetin Bujqësor është një injorim i ligjit.

Ju nuk mund të bëheni strehë e cdo të korruptuari për të zhvilluar seanca dëgjimorë.

Më thonë që ka ardhur në grupin tuaj nga Safet Bajri për të dëgjuar, edhe ai është i intimiduar.”,

Të fundit