Flash News

Ditari i Opozitës

"Sahanlëpirëse"/ Bardhi shpërthen ndaj Ballukut: E vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

"Sahanlëpirëse"/ Bardhi shpërthen ndaj Ballukut: E

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër zv/kryeministren Belinda Balluku, duke e cilësuar si politikanen e vetme pa shkollë që ka arritur të jetë numri dy i qeverisë.

Sipas Bardhit, Balluku ka arritur këtë pozicion vetëm për shkak të frikës dhe bashkëpunimit që, sipas tij, ka kryeministri Edi Rama me krimin e organizuar.

Bardhi thekson se, sipas tij, edhe prokurorët e posaçëm po tregojnë nënshtrim ndaj kërcënimeve të grupeve kriminale, duke sugjeruar se drejtësia nuk po vepron si duhet ndaj rasteve të korrupsionit.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

Për sahanlëpirsen e Metit, një zare e pashoq e krimit të organizuar! Belinda Balluku është politikania e vetme që pa shkollë të mesme arrin majat si numri 2 i Qeverisë, vetëm falë frikës dhe bashkëpunimit që ka Edi Rama ndaj krimit të organizuar.

Për fat të keq deri më tani edhe prokurorët e posaçëm, njëlloj si Edi Rama, po tregojnë se janë nënshtruar ndaj kërcënimeve mafioze të grupeve kriminale. Por e siguroj “fisin e bukur” Belinda Balluku se krimet e saj nuk do mbeten kurrë pa u ndëshkuar! Korrupsioni i saj ulëret nga Shqipëria deri në SHBA!

Të fundit