Flash News

Ditari i Opozitës

Sali Berisha niset drejt Gjermanisë për Kongresin Elektoral të CDU-së

Sali Berisha niset drejt Gjermanisë për Kongresin Elektoral të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur sot drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi, i cili zhvillohet pak javë para zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani, mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, mes tyre edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Një foto e publikuar nga mbështetës të Berishës e tregon atë në avion, të shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, dhe djali, Shkëlzen Berisha, gjatë udhëtimit drejt Gjermanisë.

Ndërkohë, më 24 janar, Prokuroria e Posaçme (SPAK) pranoi kërkesën e Berishës për të mos u paraqitur më 3 shkurt në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, për shkak të angazhimit të tij në Gjermani. Kërkesa, e dorëzuar nga avokati i tij, u miratua nga prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e tretë të muajit shkurt.

Të fundit