Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji ashpërson ‘tonet’: Kush fut duart në Kavajë, ‘digjet’

Salianji ashpërson ‘tonet’: Kush fut duart në Kavajë,

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paralajmëruar se Partia Socialiste dhe Edi Rama po tentojnë të manipulojnë votat për zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në Syri tv, ai paralajmëroi se nëse dikush prek votat në Kavajë, aty ku Salianji po bën fushatë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të digjet.

 “Këtu është një shqetësim i përgjithshëm i të gjithëve dhe ne që jemi në opozitë është nëse abuzojnë institucionet. Shqipëria ka një problem të madh pasi është rritur administrata nga 110 mijë ka shkuar 190 mijë të punësuar.

Këto janë punësime elektorale që i rëndojnë buxhetit të shtetit dhe nuk kthehen në shërbime dhe praktikisht këto janë patronazhistët që i shërbejnë pushtetit.

Këto po vjedhin, abuzojnë po bëjnë korrupsion për të vendosur në qëllim të pushtetit administratën. Këtu ka persona që marrin rrogë dhe jetojnë jashtë shtetit, funksionarë të lartë marrin vila dhe shtëpi në apartamente ndërsa fukarenjtë marrin vetëm ata që mbesin disa nuk marrin fare.

Edi Rama nuk po bën fushatë sepse nëse do të kishte minimalisht një funksionim te demokracisë Rama do të ishte më i interesuari për të bërë fushatë duke vënë në pah punët e mbaruara.

Tani Rama po bën klounin tallagan dhe nuk po bën asnjë premtim për njerëzit, pasi votat i deformon dhe kërkon të manipulojë votat ndërsa atje ku jam unë në Kavajë nëse tenton njeri të fusë duart do të digjen ky është paralajmërimi im i  fundit”, tha Salianji. 

 

 

 

Të fundit