Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji-Ballës: Ministrat marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa që janë në përgjimet e Sky

Salianji-Ballës: Ministrat marrin 500 mijë euro për të

Deputeti demokrat Ervin Salianji, në interpelancë me ministrin Taulant Balla, e pyeti nëse ka informacion se ministrat marrin 50 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që janë në përgjimet e Sky.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji u shpreh se policia arreston 30 veta të kapura me 3.5 kg kanabis, ndërsa nuk ka fuqi të kapë tonelata droge.

“Keni fuqi ti kapni këto me tonelata? Arrestoni 30 veta për 3.5 kilogram kokainë. Është rritur sasia e lëndëve plasëse të trafikuar nga Kosova. Tendencë rritjeje thotë SPAK për armët, ju thoni ulje, kam tendencë të besoj SPAK. Si mund të besohet policia ku në mes të Tiranës ndërtohen 7 kate pa leje me kullave por po bëri diku tjetër një avlli, e arrestoni edhe rrisni statistikat, fshihni rastin e burrit të ministres Ibrahimaj. Keni informacion që ministra nëpërmjet marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që janë në përgjimet e SKy?”, tha ai.

Të fundit