Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Basha është i padëshiruar, nuk ka zgjidhje për opozitën pa Berishën

Salianji: Basha është i padëshiruar, nuk ka zgjidhje për

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se PD nuk duhet të mbetet peng i formacioneve brenda partisë.

Teksa foli për Abc News, Salianji iu referua edhe Lulzim Bashës, i cili është shfaqur aktiv në takime me qytetarët, pas humbjes së 14 majit.

Salianji tha se nuk ka vend që të dalë ish-kryetari dhe të flasë për të mirën dhe të keqen, duke e konsideruar të padëshiruar. Deputeti tha se demokratët duhet të ulen për të gjetur rrugën e bashkimit.

“Duke qenë se nuk po ulemi të diskutojmë, por krijojmë procedura duke u marrë me teknikalitete, pastaj del ish kryetari edhe thotë e mira është më e mirë se e keqja, flet për natën dhe errësirën, janë element që cfarë t’u diskutosh. Nuk vjen zgjidhja prej kësaj, duhet të ulemi për të gjetur rrugët drejt bashkimit, nëse nuk bëhet këtu do jemi për lëvizje të tjera për ta riformatuar opozitën, s’mund të mbetemi peng i një preteksi procedurial por as të mbetemi peng i besnikëve në njërin apo tjetrin formacion brenda PD”, tha Salianji.

Deputeti theksoi se nuk ka zgjidhje në opozitë pa përfshirë Berishën dhe mbështetësit e tij.

“E sigurtë është që më 14 maj u tregua se me një parti të re me një sigël të re, pati rezultat shumë më të mirë Berisha se partia e vulës, kështu që në këto kushte nuk ka një zgjidhje në opozitë pa përfshirë edhe Berishën dhe mbështetësit e tij”, u shpreh Salianji.

Të fundit