Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Basha i mbaruar politikisht, nuk ka çfarë jep më për PD-në

Salianji: Basha i mbaruar politikisht, nuk ka çfarë jep më

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili para 6 marsit, ishte një nga mbështetësit më të ‘flaktë’ të Lulzim Basha ka komentuar afatin e vendosur ndaj kryedemokratit për të dhënë dorëheqjen.

I ftuar në Syri.tv, Salianji thotë se asnjë nga deputetët që i ka kërkuar dorëheqjen Bashës nuk është tërhequr nga ajo kërkesë dhe se ky është një truk nga ana e tij për të fituar kohë.

Sipas tij, Basha është i mbaruar politkisht dhe nuk ka çfarë t’i japë më PD-së.

Nuk është mbledhur asnjë strukturë tjetër siç është kryesia apo Këshilli Kombëtar. Ka pasur vetëm mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve, ku disa prej tyre kanë kërkuar që të largohen të dy, kur ne kemi vetëm një kryetar partie, nuk e di çfarë dy kërkohet. Por kryetarë të tjerë i kanë kërkuar dorëheqjen Bashës.

Por ky nuk është thelbi i diskutimit, thelbi është se Basha pavarësisht mbështetjes, siglës apo se kishte shumicën e grupit parlamentar, nuk arriti dot të mundte Ramën, por jo vetëm kaq por doli i treti dhe këty mbyllet dhe duhet ta lexojë drejtë situatën dhe ti hapë rrugë zgjidhjes.

Asnjë nga deputetët nuk është tërhequr nga kërkesa për dorëheqjen e Bashës dhe nuk ka dëgjuar asnjë koleg që të jetë tërhequr. Kjo është një truk për të marë kohë nga ana e Bashës por politikisht i ka mbaruar energjia karburanti dhe nuk ka çfarë jep më për PD-në”, u shpreh Salianji.

Të fundit