Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Familjarë të qeveritarëve janë përfaqësues ligjorë të kompanive në arbitrazh

Salianji: Familjarë të qeveritarëve janë

Deputeti demokrat Ervin Salianji komentoi goditjen e fundit që Gjykata e Strasburgut i dha Shqipërisë për çështjen Beçhetti, të cilit shteti shqiptar duhet t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim.

I ftuar në studion  e “Çim Peka Live”, Salianji tha se në seancat gjyqësore të arbtirazhit, përfaqësues ligjorë të kompanive janë familjarë të qeveritarëve të sotëm.

Salianji tha se duhet të ketë një hetim penal se pse Shqipëria e humbi gjyqin në arbitrazh.

"A është humbur gjyqi për faj të paligjshmërisë së qeverisë? Këtu duhet të kemi hetim penal. A është humbur gjyqi me marrëveshje me ndonjë segment të qeverisë për t'i ndarë ato 110 mln euro? Ka dalë në publik që familjarët e qeveritarëve të sotëm janë përfaqësues ligjorë të kompanive në arbitrazh. Ka humbur shumë Shqipëria në arbitrazh. A ka një këtu një mënyrë për të përfituar miliona euro? Këto janë pyetjet që qëndrojnë sot", u shpreh Salianji. 

Të fundit