Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji i përgjigjet Ramës: Fole si gomaricë që po shihte përpara një mrekulli

Salianji i përgjigjet Ramës: Fole si gomaricë që po shihte

Deputeti i PD-së Ervin Salianji iu është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës lidhur me aferën e Portit të Durrësit.

Gjatë fjalës në Kuvend, sipas Salianjit, zanafilla e këtij projekti ka qenë kohë më parë, pikërisht në darkën e Nusretit, ndërsa Rama foli si ‘gomaricë që po shihte përpara një mrekulli’.

Me një staturë të caktuar, u bë ujë nga helmi, siç kishte helm ndaj opozitës, nuk u përmbajt. E patë se çfarë gëzimi kishte që po kalonte kjo aferë. E kishte zellin siç e tha, si një gomaricë që po shihte përpara një mrekulli.

I eksituar për atë që shihte, pëlliste me të madhe dhe i drejtohej kujtdo që është armik. E tha pak më parë kolegu, që në Shqipëri nga diskutimet lindin nga tavolinat. Ndërkohë që ne përpiqemi me rrugë institucionale, edhe kjo aferë e Portit të Durrësit nisi nga një diskutim nga një tavolinë, nga tavolina e Nusretit. Ku gjithë qeveria nisi të negocionte dhe t’i ofronte Shqipërinë një investitori. Zanafilla e këtij projekti ka qenë kohë më parë, pikërisht në darkën e Nusretit”, tha Salianji.

 

Të fundit