Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji 'i pranishëm' në çeljen e fushatës së PD-së: Kandidatët shfaqen me bluza me emrin e ti

Salianji 'i pranishëm' në çeljen e fushatës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka përcjellë një mesazh nga qelia e burgut të Fierit, ku po vuan një dënim prej 1 viti për kallëzim të rremë publik. Në mesazhin drejtuar demokratëve dhe simpatizantëve të opozitës, disa orë para çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Salianji i inkurajoi ata të angazhohen intensivisht për fitoren.​

“Eja, jam dhe unë në shesh,” shkruante Salianji, duke theksuar se, edhe pse fizikisht i mungon për herë të parë një fushate të PD-së, ai shpirtërisht do të jetë i pranishëm në sheshin “Nënë Tereza”.​

Për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin ndaj tij, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe kandidatët për deputetë u shfaqën në aktivitetin e çeljes së fushatës me bluza që mbanin emrin e Ervin Salianjit.​

Kjo lëvizje simbolike synon të tregojë unitetin dhe vendosmërinë e demokratëve për të vijuar betejën politike, pavarësisht sfidave dhe pengesave që hasin.

Të fundit