Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji i pranishëm në protestë: Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet

Salianji i pranishëm në protestë: Qeveria ka rënë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Salianji u shpreh se “qeveria është e zhytur në skandale” dhe është koha që të rrëzohet.

“Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht”, u shpreh ai mes të tjerash.

 

Të fundit