Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji interpelancë me Çuçin: OFL u krijua që kriminelët të përfshihen në fushatë

Salianji interpelancë me Çuçin: OFL u krijua që

Deputeti demokrat Ervin Salianji i kërkoi ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi informacion mbi funksionimin e strukturës së posaçme OFL.

Teksa e thirri ministrin në një interpelancë, Salianji e ka cilësuar një dështim operacionin “Forca e Ligjit” dhe vettingun në polici, Ai  e cilësoi aksionin si politike me qëllim presionin para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Edhe publiku është i bindur që gjendja e kriminalitetit është në këtë gjendje se ju i keni përdorur këta për të kërcënuar dhe përdorur për fushatë për PS. Një pjesë e juaja e kanë përdorur edhe për tu pasuruar këtë kontingjent.

Keni bërë për shkak se hanë e pinë me drejtues të lartë të shtetit, duke bërë që kriminelët të vrasin ku ta shohin ata që japin mesazh. E dini që në periudhën që ju drejtoni ka 18 raste vendosje tritoli”, tha Salianji.

 

Të fundit