Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji ironizon gupimin Alibeaj: Të katërtit s’mund të kërkojnë llogari nga të dytët

Salianji ironizon gupimin Alibeaj: Të katërtit s’mund të

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka thënë se fajin për humbjen në zgjedhjet e 14 majit e ka vetë opozita.

Jashtë Parlamentit, pak para nisjes së seancës plenare, Salianji shigjetoi edhe grupin Alibeaj të cilët kanë fajësuar Berishën për humbjen e PD-së në zgjedhje, në një kohë kur vetë dolën forcë e katërt.

Salianji tha se opozita nuk është një play-station që pritet të ndizet për të luajtur.

"Më vjen keq se gati gjysma e deputetëve të opozoitës thuajse kanë qënë me vakansa, kanë qënë pushim. Nuk ka asnjë faj populli në këto zgjedhje, faji është i drejtuesëve të opozitës, është faji jonë është faji i deputetëve.

Do vazhdohet prap me të njëjtën mënyë dhe më vjen keq. Ka dhe një paradë budallëku që e shoh dhe para jush herë pas herë. Ata që kanë dalë të katërtit i kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët pse keni dalë ju më mirë ndërkohë përgjegjësinë kryesore e kanë vetë.

Sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim. Dhe ndonjë tjetër që i ngarkon ndonjë detyrë Rama dhe thotë hajde po vij. Nuk është kështu opozita dhe do ta shihni që demokratët kanë për ti marrë para," tha ai.

Të fundit