Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Ja tre mesazhet që dha Ahmetaj nga arratia

Salianji: Ja tre mesazhet që dha Ahmetaj nga arratia 

Deputeti demokrat Ervin Salianji zbërtheu intervistën e ish-zv.kryeministrit Ervin Salianji për Syri TV nga arratia.

Në News24, Salianji tha se Ahmetaj tregoi që drejtësia dhe korrupsioni kontrollohen nga kryeministri Rama dhe se të gjithë mblidhen së bashku për të ndarë Shqipërinë, por kur nuk u dalin pazaret, Rama i godet dhe i përdor.

“Aty kishte kode të fshehta dhe mafioze që këta i kanë përdorur me njëri-tjetrin. Padyshim se aty kishte vetëm një gërvishtje të lehtë për emra të caktuar që hanë qoftë dhe marrin tokë e ajër. Bëhej fjalë për biznesmenë. Tre mesazhe dha Ahmetaj.

Një mesazh ishte që drejtësia kontrollohet nga Edi Rama. Një tjetër ishte që korrupsionin e bën Edi Rama dhe ai është kreu i korrupsionit. Mesazhi i tretë ishte se gjithë këta njerëz që themi ne mblidhen bashkë dhe ndajnë Shqipërinë dhe kur nuk u del pazari Rama i godet dhe i përdor për statistikë”, tha Salianji.

Të fundit