Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Jam gati të lë mandatin e deputetit për bashkimin e PD-së

Salianji: Jam gati të lë mandatin e deputetit për bashkimin e

Deputeti demokrat, Ervin Salianji deklaroi se është i gatshëm të sakrifikojë mandatin e tij, për bashkimin e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat në oborrin e kuvendit, Salianji tha se marrja e postit të kreut të Grupit Parlamentar, mund të jetë një zgjidhje për bashkim, nëse deputetët e tjerë e gjykojnë njëjtë.

Të gjitha opsionet janë në diskutim, nuk thashë këtë. Thashë që do diskutohet çfarëdo lloj forme dhe do të arrihet në një konkluzion të caktuar për të bashkuar PD-në. Sesi do të jetë mendimi i shumicës, është edhe ky një opsion i propozuar.

Por unë e kam thënë, jo vetëm marr përsipër përgjegjësi në një moment krize dhe vështirësie që ka PD-ja, por jam i gatshëm nëse do të duhej, jo të marr përgjegjësi, por edhe të lë përgjegjësi, duke lënë mandatin për të bashkuar PD-në. Unë mendoj, që çfarëdo lloj opsioni është i mundshëm, e rëndësishme është që vendi të ketë opozitë”, theksoi ai.

 

Të fundit