Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Ka një projekt tjetër politik, e drejton dikush që ka dhënë dorëheqjen po s'heq dorë

Salianji: Ka një projekt tjetër politik, e drejton dikush që ka

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se përpos Partisë Demokratike, është edhe një projekt politik i cili nuk është opozitë, por që do të dalë në një moment të caktuar.

Në një intervistë për Klan News, Salianji la të kuptohet se ky projekt politik po përgatitet nga Lulzim Basha kur tha se “po drejtohet nga një njeri që ka dhënë dorëheqjen, por që nuk heq dorë”.   

“Është e qartë që ka një projekt politik. Ka një gjasme strategji që nuk po del tani, nuk po bëhet opozitë. Do dalë në një moment të caktuar. Duket që një pjesë e drejton dikush që e ka dhënë dorëheqjen po nuk heq dorë. Është e qartë kjo histori. Do jemi këtu do ta diskutojmë prapë. Shpresoj të përgënjeshtrohem”, deklaroi Salianji.

I pyetur për kostot që mund të paguajë PD në rast se del me dy kandidatë në zgjedhjet e ardhshme vendore, Salianji tha se dëmi bie mbi fuqinë e opozitës.

“Së pari, perceptimi publik është gjithë kohës u bashkua apo nuk u bashkua opozita dhe PD duke shmangur vëmendjen nga shumë probleme reale që ka vendi që është dëmi kryesor. E dyta, dëmi në zgjedhjet lokale nëse nuk do të ketë një pranim të një kandidati dhe do të dilnim me dy kandidatë të veçantë, vota shpërndahet duke e bërë fuqinë opozitare jo njësoj të fortë siç mund të ishte po të kishte një kandidat. Nga ana tjetër, do të kishte edhe njëherë tjetër rikthim të akuzave”, tha Salianji.

Të fundit