Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji komenton largimin e Grida Dumës: Sakrifice që nuk e bën kushdo

Salianji komenton largimin e Grida Dumës: Sakrifice që nuk e bën

Deputeti Ervin Salianji ka komentuar dorëheqjen e Grida Dumës nga mandati i deputetes për një projekt në televizion.

I ftuar në News 24, Salianji tha se lënia e privilegjeve të deputetes janë sakrificë e madhe që nuk e bëjnë shumë persona ndërsa shtoi se kjo duhet t’i shërbejë opozitës për të gjetur rrugën.

“Dorëheqjet nuk janë të ngjashme qoftë për shkak të profilit politik, qoftë për shkak të personalitetit politik, por qoftë edhe për shkak të kontributeve të dhëna në vite. Nuk kanë të njëjtat sakrifica dhe as kontribute brenda partisë. Problemi në Shqipëri është që politikanët nuk largohen, nuk e kanë pjesë të moralitetit politik apo kulturës politike dorëheqjen dhe kapen me thonj pas karrigeve politike.

Dorëheqja e Gridës është e përsëritur si akt, pas dorëheqjes si nënkryetare, politikanët si rregull tërhiqen kur kanë kuotat më të ulëta, Grida u tërhoq në një moment kur kishte kuotat më të larta dhe popullaritet të madh. Tërheqje. E shoh si mospërfshirje në betejë brenda opozitës të profileve të larta, sepse krijohen kosto të mëdha. Lenia e privilegjeve të deputetes është sakrifice që pak e bëjnë, duhet ti shërbejë opozitës për të gjetur rrugë, si kumbin qoftë për ata që janë brenda, apo si lëvizje për të ndihmuar nga jashtë”, deklaroi Salianji.

 

Të fundit