Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Komisioni provoi ndërhyrjet në TIMS nga krimi ose të korruptuarit

Salianji: Komisioni provoi ndërhyrjet në TIMS nga krimi ose të

Kryetari i Komisionit Hetimor TIMS, Ervin Salianji kërkoi dje zgjatjen e hetimit, pasi sipas tij, të dhënat që kanë dalë janë të llahtarshme dhe nuk duhet të shmangen nga hetimi personat përgjegjës.

Në një intervistë për EuroNews Albania, Salianji sqaron edhe arsyet e kësaj kërkese për shtyrjen e hetimeve të komisionit.

“Duke qenë se ne jemi njohur me fakte inkriminuese me të dhëna nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët në dëshminë e tyre janë kontradiktor, i lënë përgjegjësitë tek njëri-tjetri. Kështu do të kemi mundësinë t’i shkojmë në fund hetimit edhe për çështje të tjera, jo vetëm me ndërhyrjet në TIMS, por edhe me prodhimin e dokumentave të falsifikuara.”-thotë deputeti.

Sipas Salianjit, me veprimtarinë e deritanishme komisioni ka provuar dhe vërtetuar ndërhyrjen në sistemin TIMS, që sipas tij mund të jetë bërë për tre qëllime.

“Kjo mund të jetë ndërhyrje nga krimi i organizuar, ndërhyrje për qëllime politike apo edhe për të ndihmuar shtete me qëllime jo të mira ndaj Shqipërisë.” –vazhdon më tej ai.


 

Të fundit