Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Lulzim Basha nuk e lëshon partinë e vogël, Berisha ka shumicën

Salianji: Lulzim Basha nuk e lëshon partinë e vogël, Berisha ka

Deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se Partia Demokratike po shkon drejt çarjes.

I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Salianji teksa iu referua negociatave për Presidentin, kritikoi Enkelejd Alibeajn për vullnetin për t’u ulur në tryezë me Ballën, dhe refuzimin e një diskutimi të përbashkët për bashkimin e demokratëve.

Salianji tha se Lulzim Basha nuk e ka ndërmend ta lëshojë partinë e vogël, ndërsa shtoi zse pjesa dërrmuese e demokratëve tashmë është me Sali Berishën.

"Përpjekje mund të ketë patur por në fund ka rëndësi rezultati. Për degët dhe Këshillin Kombëtar, duhet të kishte zgjerim dhe përfshirje, për të thënë deputetët do të jenë pjesë e procesit, për të patur zgjedhje të pranueshmë nga të gjithë palët. Kjo u kërkua për ti dhënë mundësi bashkimit. Nuk është kurrë vonë. Nuk e kuptoj si mund të kërkosh të ulesh me Ramën dhe Ballën dhe mos ulemi dot ne deputetë të PD, është një përpjekje për të krijuar dy parti. Një parti pak më e madhe, te Berisha dhë një shumë më e vogël, që nuk do të lëshojë Lulzim Basha", tha Salianji.

Të fundit