Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Me seriozitetin e Ramës, jemi 300 vite larg BE-së

Salianji: Me seriozitetin e Ramës, jemi 300 vite larg BE-së

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar sjelljen e tij si pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

Në një intervistë për “Ora News”, Salianji tha se raporti i fundit mbi progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian ka rrëzuar çdo pretendim për përparim real. 

Salianji: Nëse do të kishte një kriteret për seriozitetin e kryeministrit, do të ishim 300 vite larg nga BE-ja. Sjellja është një ndër kriteret që i përmban drejtuesit e institucioneve demokratike. Ky raporti sot e rrëzoi të gjithë këtë. Të gjithë treguesit na thonë se jemi më shumë se gjysmë shekulli pas nga BE-ja. Të gjitha kritere që jemi mbi 50 vite larg, do të duhej që të ecnim me ritme shumë të shpejta, por nuk ka asnjë element që e tregon këtë, edhe pse Rama thotë se në vitin 2027 do të mbyllim negociatat, ndërsa institucionet i nënshtrohet një njeriu. Nuk kemi as parlament, ngrenë dorën kot.

Ky është problemi kryesor që kemi, pasi nuk ka sundim të ligjit, por të Maliqit dhe e drejt vendoset nga humori i Ramës. Në cilin nga kapitujt kemi avancuar realisht? Nëse do të jetë për shkak të një vendimmarrje gjeo-politike që të jemi në BE, atëherë është e mirëpritur, por jo për meritën e Edi Ramës. Rama është një kryeministër delirant. Diella ishte një karagjozllëk që Rama të bënte një operacion PR-i për të huajt!

Të fundit