Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji ndan foto nga parcela me kanabis: Personifikon qeverinë e Ramës që ligjëroi kanabizimin e vendit

Salianji ndan foto nga parcela me kanabis: Personifikon qeverinë e

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga parcela me kanabis.

Në Facebook, Salianji shkruan se kanabisi është gjithçka me të cilën personifikohet qeveria e Ramës. Teksa i referohet pr.ligjit për kanabizimin kultivimin e kanabisit mjekësor, Salianji shprehet se Rama po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës.

Deputeti ngre shqetësimin e shitjes së drogës në shkolla, ku shprehet se më lehtë gjen kanabis se çokollatë.

Postimi i plotë:

Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi dhe lidhja simbiotike me krimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propogandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.

Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!

Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, në gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen krime, vrasje, tritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata!

Ky projekt bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë!

Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për të hapur rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për kanabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë!

Salianji ndan foto nga parcela me kanabis: Personifikon qeverinë e

Të fundit