Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji në burg! Alizoti: Së shpejti do jetë i lirë në një Shqipëri demokratike

Salianji në burg! Alizoti: Së shpejti do jetë i lirë në

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, ka komentuar burgosjen e Ervin Salianjit për “kallëzim të rremë” gjatë një interviste në News 24.

Alizoti e ka cilësuar Salianjin si një opozitar të guximshëm, duke theksuar se ai po bën një detyrë të vështirë opozitare.

 Ai ka shtuar se Salianji do të jetë i lirë dhe do të kthehet në një Shqipëri demokratike, ku PD do të jetë në qeverisje.

Alizoti: Salianji është një opozitar i guximshëm. Ai bëri një detyrë opozitare. E përshëndes Salianjin, do jetë i lirë dhe në një Shqipëri demokratike, me PD-në në qeverisje.

Salianji është makineri e madhe politike, është punëtor i madh terreni.

Ervin Salianji po bën burg politik. Nga ana njerëzore, njerëzit e tij të afërt e ndjejnë keq këtë që po ndodh, por nga ana politike do kthehet në PD me kapital më të madh politik sesa ka qenë.

Kjo doza politike, do ta rikthejë më fuqishëm në politikë.

Të fundit