Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji nga protesta: Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama

Salianji nga protesta: Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend

Deputeti i PD Ervin Salianji ka mbajtur një fjalim para protestuesve demokratë pranë Kuvendit.

Duke iu referuar deklaratave të Arben Ahmetaj, Salianji tha se ish numri 2 i qeverisë Rama pranoi se kryeministri është kreu i bandës mafioze në vend.
“E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në sallë sepse nuk kishte çfarë thoshte kur Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama. E dëgjuat me zë e figurë se si numri 2 i qeverisë tha se ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim zihemi me njëri-tjetrin.

A e ki thënë këtë gjithë kohës?  A nuk po themi që Edi Rama i ka nënshtruar të gjithë institucionet për interesat e tij. E kishte edhe opozitën deri pak kohësh, por nuk do ta ketë më dhe nuk do ta lejojmë që të kemi një opozitë të komanduar.

Ndërkohë që Rama hedh shashkat kënddrejtë opozitës, ky vend vijon e vidhet. Çdo bashkëpunëtor i Edi Ramës, më të afërmt kanë përfunduar në burg. Nuk kanë përfunduar nga drejtësia e këtij vendi, por si luftë e Edi Ramës, në momentin që nuk iu duhet”, tha Salianji.

 

Të fundit