Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji ngre alarmin: Sistemi TIMS ende i ekspozuar nga persona në kërkim

Salianji ngre alarmin: Sistemi TIMS ende i ekspozuar nga persona në

Kreu i Komisionit Hetimor për Sigurinë e Sistemit TIMS, Ervin Salianji deklaroi se policia ka lejuar që persona në kërkim prej saj të shmangin sistemin dhe të kalojnë lirshëm në kufi.

I ftuar në RTSH, Salianji ngriti alarmin se sistemi është akoma i ekspozuar. Ai shtoi se i bazon këto përfundime në dokumente zyrtare që provojnë abuzimin me sistemin e sigurisë TIMS.

“Ka pretendime nga drejtues të Policisë së Shtetit se sistemi TIMS ka qenë lehtësisht i aksesueshëm nga persona jashtë Policisë së Shtetit. Kam dokumentacion zyrtar se persona të paautorizuar, që nuk janë pjesë e Policisë së Shtetit, kanë pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS përpara ndërhyrjes së 1 gushtit 2023. Eprorët janë informuar se ka pasur individë që u kanë krijuar akses personave, të cilët nuk kanë lidhje fare me të qenit zyrtar i shtetit. Një dokument tjetër bën me dije se, me kontaktin e duhur në Policinë e Shtetit, persona në kërkim kanë bërë të mundur që emri i tyre të mos dalë në sistem që janë në kërkim, kur ata kanë kaluar në pika kufitare.”- tha Salianji, i cili iu përgjigj drejtpërsëdrejti pyetjes, nëse sistemi është apo jo i ekspozuar aktualisht.

Absolutisht që po. Është i ekspozuar. Ndihma që do të japë komisioni hetimor është e jashtëzakonshme, por i takon prokurorisë të zbulojë arsyet, nëse ka pasur porositës dhe nëse porositësit kanë qenë njerëz politikë apo të grupeve të strukturuara kriminale.”- theksoi kreu i komisionit hetimor për TIMS-in.

 

Të fundit