Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji niset drejt policisë së Tiranës: Vendosëm sakrificën për lirinë, e vërteta nuk ka çmim

Salianji niset drejt policisë së Tiranës: Vendosëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u nis drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë këtë pasdite për t'u dorëzuar dhe për të vuajtur dënimin me 1 vit burg, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e shpalli fajtor për kallëzim të rremë në çështjen “Babale”.

Në orën 17:20, Salianji u largua nga selia e PD-së, duke mbajtur në një  deklaratë për mediat theksoi se ky është një vendim politik, por se ai do të përballet me të drejtësisht.

Çdo përpjekje që kam bërë, ka qenë për të mirën dhe interesin publik,” tha Salianji para se të dorëzohej. Ai sqaroi se gjatë diskutimeve të fundit, Grupi Parlamentar i PD-së kishte propozuar një formë përplasjeje direkte me qeverinë, duke refuzuar vendimin gjyqësor si një akt politik të pavlefshëm. Megjithatë, Salianji vendosi të përballet me drejtësinë dhe të vijojë betejën e tij për lirinë dhe të vërtetën.

Duke qenë se jam shprehur se do të përballem, do ta bëj betejën aty. Beteja do të jetë e gjatë dhe shpresoj që të frymëzoj të gjithë qytetarët për të mos pranuar padrejtësinë. Ne jemi më të mirë se ata. Ne vendosim sakrificën për lirinë, pasi e vërteta nuk ka çmim,” theksoi ai.

Salianji bëri thirrje për mbështetje nga qytetarët dhe paralajmëroi një seri protestash të fuqishme që do të nisë më 6 tetor. Këto protesta do të jenë pjesë e përshkallëzimit të aksionit opozitar kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama dhe vendimeve gjyqësore të cilat PD-ja i konsideron të motivuara politikisht.

Nuk kam dashur të organizoj një protestë para Drejtorisë së Policisë Tiranë, por miqtë që më mbështesin do t’i takoj aty. Protestat do të jenë të mëdha dhe do të tregojnë forcën e qytetarëve kundër padrejtësisë,” tha Salianji.

 

Të fundit