Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: OFL ka pastruar njerëz të inkriminuar të PS dhe PD

Salianji: OFL ka pastruar njerëz të inkriminuar të PS dhe PD

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se OFL është përdorur për të pastruar njerëz të inkriminuar të PS dhe PD.

Në një intervistë televizive për studion e ‘Opinion’, Salianji tha se këtu bëjnë pjesë edhe ish-kryebashkiakë dhe deputetë aktualë. Sipas Salianjit, njerëzve të tillë iu është premtuar të pastrohen me ligj.

“OFL është një akt normativ për të pastruar të gjithë llumin që mund të ketë kontigjenti i atyre që tashmë janë “të pastër” edhe me ligj. Këtu ka edhe njerëz pranë PD-së, që kanë punuar për PS-në vetëm nga premtimi që “do t’ju lajmë”. Ka disa deputetë aktualë, ish-kryetarë bashkie, për të cilët unë doja emrat nga ministri. Drejtuesi i SPAK-ut tha në Parlament se ka qenë kundër OFL-së, por nuk kishin rrugë tjetër”, u shpreh Salianji.

Të fundit