Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji për Bashën: S’ka tërheqje, do të dorëhiqet

Salianji për Bashën: S’ka tërheqje, do të

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i partisë. Në një prononcim për gazetarët nga jashtë Kuvendit, ai tha se besimi te Basha ka humbur, pas dështimeve të tij të njëpasnjëshme.

Ai theksoi se nuk do të ketë tërheqje nga ana e tyre, duke theksuar se Basha duhet të japë dorëheqjen.

“Grupi parlamentar nuk ka ndonjë ndryshmin, nuk është çështje ultimatumesh, janë afate të kërkuara për të bërë zgjidhjen më të mirë për PD dhe opozitën.

Kryetari i PD duhet të dorëhiqet për ti hapur rrugë zgjidhjes së problemeve që ka PD, një krizë të thellë, krize besimi, krize strukturash që vjen kryesisht dhe thelbësisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët te Lulzim Basha personalisht.

Mos u shqetësoni se nuk ka kushte të tilla, nuk ka për të pasur tërheqje, por mesa e lexoj unë poltikën do të ketë dorëheqje”, tha ai.

 

 

Të fundit