Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Politika është më interesante te ‘Portokallia’ se në Kuvend

Salianji: Politika është më interesante te

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se kryeministri Rama po ushtron presion ndaj SPAK që t'i shërbejë interesave të tij.

 “Nuk ka qytetar që nuk e kupton që Rama ka kontroll mbi çdo gjë. Ky kampion i drejtësisë po kërcënon SPAK. E kërcënon me skualifikim SPAK nëse nuk i shërben PS. Me këtë tregon sikur i hodhi hi syve të gjithë shqiptarëve.

Egërsia mediatike, ndaj çdo kundërshtari polik i jep imunitet dhe e mbyll çështjen. Këtu e ka vendosur PS fokusin. Çdo autoritet dhe këto të llojit e vetë që janë në rajon, vendosin vetëm njerëzit e vetë si president nga paranoja për të pasur pushtet absolut.", tha Salianji.

Nga foltorja e Kuvendit, ai denoncoi se ka abuzime të shumta në tenderin e rrugës Korçë-Ersekë.

“Skandale pas skandalesh të denoncuara. Ndërkohë që rritet me 17 mln euro për 9% të punimeve rruga Korçë-Ersekë më shkruajnë qytetarët që nuk kanë marrë akoma shpronësimet për 200 metra, dikush 300. Nuk i marrin paratë e shpronësimeve, por për oligarkët ka”, tha deputeti, i cili shtoi se politika në Kuvend është bërë aq e lodhshme sa edhe në ‘Portokalli’ ka më shumë interes për bërjen e politikës. 

“Sot është një retorikë e shpifur, e kanë bërë politikën më interesante te Portokallia te Zona e Bërrylit se sa te Portokallia këtu. Kjo është situata që e ka vendosur PS fokusin e vëmendjen.

Çdo autoritar të gjithë këta të llojit të vet që janë në rajon dhe zona të tjera vendosin vetë, njerëzit e vet nga paranoja për të pasur pushtet. Të gjitha mediat merren me këtë. Edhe ne kemi rënë në këtë grackë”, u shpreh Salianji.

Të fundit