Flash News


Ditari i Opozitës

Salianji: Pretendojmë se ka ndërhyrje për të ndihmuar grupet kriminale

Salianji: Pretendojmë se ka ndërhyrje për të ndihmuar grupet

Kryetari i Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji deklaroi se ka pretendime që në sistemin e të dhënave të ketë pasur ndërhyrje nga grupet kriminale.

I ftuar në News24, Salianji tha se të dhënat mund të jenë shitur, teksa theksoi se drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça, është një personazh problematik.

“PS ka tendenca që të bëhet karrikadë, për të mbrojtur njerëz, ka tentuar të bllokojë kërkesat për informacion. Kemi pretendime për shitje të të dhënave të TIMS. Komisioni Hetimor për TIMS mund të thërrasë dhe persona që janë në arrest shtëpie. Ervin Muça është një personazh problematik. Muça nuk ka pasur certifikatë personale, ishte siç thotë populli “shih e shkruaj”.

Sesi mund ta vendosësh atë personazh në krye të IT të Policisë së Shtetit, unë nuk e di. Ky person është në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Jam i bindur se Komisioni Hetimor do të nxjerrë të tjera të palara. Në fokus të Komisionit Hetimor do jetë mënyra sesi Muça është emëruar. Ne pretendojmë se ka ndërhyrje për të ndihmuar grupet kriminale”, deklaroi Salianji.

Të fundit