Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Qeveria e shiti Portin e Durrësit në darkën e Nusretit

Salianji: Qeveria e shiti Portin e Durrësit në darkën e Nusretit

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur gjuhës krenarisë me të cilën Rama mbrojti projektin e Portit të Durrësit.

Nga fotlorja e Kuvendit Salianji tha se afera e këtij projekti ka lindur në darkën që ministrant e qeverisë Rama, konsumuan në restorantti e famshëm të Nusretit.

Salianji tha se në atë tryezë është hedhur ideja dhe është diskutuar projekti dhe më pas qeveria aty ka shitur Portin e Durrësit.

“Ky jeton në luks të ndërtuar mbi vjedhjen dhe plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë. Jeton në supervila të ndërtuar në kurriz të qytetarëve. Merr miliona euro salltanete që dalin nga qytetarët shqiptarë. Vepra e Konicës ishin librat, ndërsa veprat e këtyre prapa janë PPP-të, kanabiosit. Ndarja e Shqiopërisë në plaçkë për 5 veta.

Me një staturë të caktuar, u bë ujë nga helmi, siç kishte helm ndaj opozitës, nuk u përmbajt. E patë se çfarë gëzimi kishte që po kalonte kjo aferë. E kishte zellin siç e tha, si një gomaricë që po shihte përpara një mrekulli.

I eksituar për atë që shihte, pëlliste me të madhe dhe io drejtohej kujtdo që është armik. E tha pak më parë kolegu, që në Shqipëri nga diskutimet lindin nga tavolinat. Ndërkohë që ne përpiqemi me rrugë institucionale, edhe kjo aferë e Portit të Durrësit nisi nga një diskutim nga një tavolinë, nga tavolina e Nusretit. Ku gjithë qeveria nisi të negocionte dhe t’i ofronte Shqipërinë një investitori. Zanafilla e këtij projekti ka qenë kohë më parë, pikërisht në darkën e Nusretit. Aty është shitur porti i Durrësit. Nëse është një investitor kaq serioz, pse nuk bëhet si kudo? Pse nuk bëhet në territory tjetër kjo në jug”, tha Salianji.

 

Të fundit