Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Rama manipuloi aktakuzën amerikane

Salianji: Rama manipuloi aktakuzën amerikane

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha nga Kuvendi se Rama nuk bëri asgjë tjetër sot, përveçse manipuloi edhe aktakuzën amerikane.

Salianji tha se Rama nuk e lexoi aktakuzën, por lexoi para Kuvendit një hartim shumë të dobët.

"Kryeministri foli sot për kanal të ujërave të zeza dhe ujëra të zeza qenkan gjithë mediat ndërkombëtare dhe aktakuza e prokurorisë amerikane. Manipuloi dhe aktakuzën. Pse nuk e lexoi Rama aktakuzën që personi A dhe personi B që shoqëronin kryeministrin në takimet me McGonigal kishin interesa financiare nga vendimmarrja e kryeministrit? 

Hartimi shumë i dobët, nuk e ka nxirë Shqipërinë më shumë se sa ky kryeministër, nuk është folur kurrë në këto përmasa në SHBA, më shumë se sa sot për krimin e organizuar, për përfshirjen e qeveritarëve", tha Salianji.

 

Të fundit