Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Rama po e përdor parlamentin si i do qejfi, përdor deputetët e PS si dele

Salianji: Rama po e përdor parlamentin si i do qejfi, përdor

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për zhvillimet e sotme në Parlamentin e Shqipërisë.

Salianji theksoi se ky parlament nuk kryen funksionet që duhet të kryejë parlamenti dhe që po përdoret nga Edi Rama si i do qejfi pa dhënë llogari.

Gjithashtu deputeti demokrat u ndal edhe te kolegët socialist, duke i quajtur dele në sjellje pasi rrinë në radhë dhe presin kur do ti vijë radha.

SalianjiËshtë i njëjti parlament që nuk kryen funksionet që duhet të kryejë parlamenti. Jemi në kushtet kur gjithë ato skenat që shihen prej më shumë se 4 muaj, janë si pasojë e veprimeve të Edi Ramës që tentoi të zhbëjë parlamentarizmin, që e ka realizuar që të mos ketë kontroll dhe mbikëqyrje parlamentare, të mos ketë hetim parlamentar dhe që parlamentin ta përdorë siç i do qejfi vetë.

Sot e patë që nuk u kujdesën për të pasur oponencë dhe diskutime për projekt-ligjet dhe për të pasur opozitë dhe kontroll, sot kaluan në tjetër nivel, sot nuk iu duheshin as numrat.

Pavarësisht se unë dhe kolegët ia kemi kërkuar se me sa vota kaloi projektligji, nuk thoshte gjë.

Sa deputetë ke këtu, se mund të jenë fizikisht po nëse nuk regjistrohesh për të marrë pjesë në votim, praktikisht nuk je dhe nuk ka kuorum.

Sot kishte 68 deputetë, kur duhet të kishte minimalisht 71 deputetë që të kaloi me shumicën e tyre por sot të 3 projektligjet e miratuara janë nul dhe nuk kanë asnjë efekt ligjor.

Sot deputetët e PS ishin si dele në kuptimin e sjelljes. Bariun nuk e kishin aty por kishin lënë një zëvendës bari, i merr i çon aty delet dhe presin derisa tu vijë radha

 

Të fundit