Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Rama u tremb nga bashkimi i opozitës në mbështetje të një kandidati

Salianji: Rama u tremb nga bashkimi i opozitës në mbështetje

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme më 9 nëntor në Bashkinë e Tiranës.

I ftuari në Syri tv, Salianji, akuzoi kryeministrin Edi Rama për kontroll total mbi institucionet dhe për krijimin e një “rrumpallhane institucionale”.

“Është një rrumpallhanë që për shkak të kontrollit të të gjithë institucioneve nga Edi Rama, këtu bëjmë sikur diskutojmë se çfarë ka ndodhur,” tha Salianji, duke shtuar se kryeministri është trembur nga entuziazmi që ka ngjallur bashkimi i opozitës dhe kandidati i saj për Tiranën.

"Edi Rama është trembur nga entuziazmi që ka ngjallur bashkimi i opozitës dhe një kandidat i cili ka qenë jashtë pritshmërive të Edi Ramës për t’u përballur.
Më shpjegoni pak ku e dinte Edi Rama, që dje ka thënë, pavarësisht vendimit, ju vazhdoni punën, se zgjedhje do ketë", tha Salianji. 

Sipas tij, Rama ka manipuluar çdo hap të procesit, që nga shpallja e kandidaturave deri te vendimmarrjet institucionale.

“Edi Rama shpalli kandidate pa u shkarkuar Veliaj, e shkarkoi në Asamble pa u shkarkuar në mënyrë institucionale, e më pas në Këshillin e Ministrave. Me autoritetin e tij shpalli vakancën për bashkinë, duke e vendosur presidentin përpara një fakti të kryer,” u shpreh Salianji.

 

 

Të fundit