Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji riposton foton simbolike, thirrje shqiptarëve: Bashkohuni në protestë më 7 tetor

Salianji riposton foton simbolike, thirrje shqiptarëve: Bashkohuni në

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu.

Në një postim në Facebook, Salianji ka postuar një foto simbolike nga viti 2018, kur SPAK kërkonte të kaptë peshqit e mëdhenj të politikës.

Salianji asokohe shkoi në Kuvend me një peshk në dorë, teksa citon shprehjen e Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqen”.

Demokrati i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 7 tetorit.

“Mirëmëngjes!

Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!

Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia funksionale, duke kërkuar që "Peshqit e Mëdhenj" të politikës të përfundonin pas hekurave.

Një metaforë e gjetur simbolike kur Salianji hyri në Kuvend, me një peshk dhuratë kryeministrit.

E shakaja e gjetur e punonjësve te Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqenë...

Reagoni!

Bashkohu në protestë 7 tetor!”, shkruan Salianji.

Të fundit