Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji ‘rrëzon’ Alibeajn: PD nuk ka vendim për kriteret e presidentit

Salianji ‘rrëzon’ Alibeajn: PD nuk ka vendim për kriteret

Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi jashtë Kryesisë së Kuvendit se i ka përcjellë të tre përfaqësuesve të grupit parlamentar, qëndrimin zyrtar të PD për zgjedhjen e presidentit të ri.

Pas deklaratës së Alibeajt, ka reaguar edhe deputeti Ervin Salianji. Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se grupi parlamentar i PD nuk ka dakordësuar që presidenti i ri të jetë jopolitik. Ndër të tjera, Salianji shton se shumica e deputetëve të pranishëm në takimin për të cilin Alibeaj foli, kanë rrëzuar kriteri që Presidenti i ri nuk duhet të jetë politik.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka një vendim të dakortësuar për kriteret apo mënyrën se si duhet të zhvillohet proçesi i negociatave!

Deputetë të pranishëm në takimin e kaluar më konfirmojnë që në atë takim shumica e të pranishmëve e ka rrëzuar kriterin që Presideni i Republikës nuk duhet të jetë politik!

Gjithë opozita ka një pikë përbashkuese : PSSh nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, për këtë arsye i takon Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar të thërrasë në mbledhje të përbashkët gjithë deputetet opozitarë për të dakortësuar qëndrimin për kriteret por dhe personalitetet që mund të gjejnë konsensus të gjerë!”, shkruan Salianji.

Të fundit