Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji shpall kandidaturën për kreun e PD, Noka: Nuk i plotëson kushtet, s’është anëtar i partisë

Salianji shpall kandidaturën për kreun e PD, Noka: Nuk i plotëson

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka komentuar kandidaturën e Ervin Salianjit për kreun e Partisë Demokratike. 

I ftuar në A2CNN, Noka tha se Salianji nuk i plotëson kushtet, pasi nuk është anëtar i partisë. 

“Në Partinë Demokratike kanë të drejtë të aplikojnë për të qenë në strukturat drejtuese të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Kushti i parë është të jesh anëtar i kësaj partie.

Zotëria në fjalë nuk është anëtar i asaj partie. Në PD ka statut, ka rregullore dhe kushti i parë është të jesh anëtar”, tha Noka. 

 

Të fundit