Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji takim masiv në Kavajë: Qeveria kafshatë që s’kapërdihet, në 11 Korrik të protestojmë për largimin e Ramës

Salianji takim masiv në Kavajë: Qeveria kafshatë që

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kavajë.

Salianjii u shpreh se gjithçka që kjo qeveri ka prodhuar në 3 mandate kanë qenë korrupsioni, varfëria dhe shpopullimi.

Ai u bëri thirrje qyttarëve t'i bashkohen protestës së 11 korrikut.

"Kafshatë që s’kapërdihet është qeveria!

Braktisje, shkretim, padrejtësi, korrupsion, varfëri, pabarazi, vuajtje, shpopullim, mungesë mundësish e shërbimesh, kriminalitet… gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve!

Ka ardhur koha ta ndalim, të gjithë bashkë në 11 Korrik ora 20:00!", tha Salianji.

Të fundit