Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji takim me strukturat e PD në Korçë: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

Salianji takim me strukturat e PD në Korçë: Rikthimi më

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e PD në Korçë, qytetin që ai e cilëson si shtëpia e tij politike.

Salianji është pritur me entuziazëm nga strukturat lokale dhe simpatizantët demokratë.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat shprehet se “ky rikthim më jep energji dhe vendosmëri për sfidat që na presin”.

Postimi

Korçë – takova me falënderim e mirënjohje miqtë dhe mbështetësit që më kanë dhënë e më japin forcë të pashtershme.
Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë.
Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen

Të fundit