Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji 'thumbon' Hajdarin dhe Topallin: Më e ndershme të hapësh partinë tënde, sesa të bësh sikur digjesh për PD-në!

Salianji 'thumbon' Hajdarin dhe Topallin: Më e ndershme të
Foto Ilustruese/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Partia Demokratike prej kohësh tashmë ka ndryshuar qasjen ndaj partive të reja politike të krijuara pak para zgjedhjeve të 25 prillit. Në një intervist për Report Tv, ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shprehur bindjen se partitë e reja do të dëmtojnë mazhorancën, por kurrsesi opozitën.

Ndërkaq, ish-deputeti nuk ka kursyer as thumbat ndaj ish-figurave të PD-së, Jozefina Topalli dhe Rudina Hajdari,  kur tha se ‘është më e ndershme të jesh në një parti dhe të tregosh qartë qëllimet e tua se sa të bësh sikur digjesh për PD-në”.

"Është më e ndershme të jesh në një parti dhe të tregosh qartë qëllimet e tua se sa të bësh sikur digjesh,  të dhëmb PD,ndërkohë që bën duvanë e dikujt tjetër, nuk dëmtohet opozita, një pjesë prej të cilave do të marrin votat që ia kanë dhënë Ramës, kështu që dëmtohet mazhoraca, e cila ka financuar këto parti me qëllim që të na dëmtonte ne. Qytetarët e kanë parë, se kush qëndorn përtej drejtuesve, që kanë shkelur personalitetin e vet për të qenë patericë e Ramës, këtë nuk e kam për të gjithë. Do e dëmtojnë rëndë mazhorancën", tha Salianji.

Salianji deklaroi se opozita është e hapur për të krijuar koalicion me çdo parti që është kundër qeverisjes së Ramës.

"Ne u kemi bërë thirrje, për të bashkuar dha bashkerenditur kushti që është kundër qeverisjes së Ramës, prandaj është koalicioni më i madh që kemi pasur në këtë vend", tha Salianji.

Të fundit