Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji video-mesazh nga Ruanda: Shqiptarët që nisen ilegalisht drejt Anglisë rrezikojnë të përfundojnë këtu

Salianji video-mesazh nga Ruanda: Shqiptarët që nisen ilegalisht drejt

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka udhëtuar drejt Kigali, Rëanda, vendi ku sipas tij mund të përfundojnë shqiptarët që udhëtojnë ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Salianji shkruan se pavarësisht se ky skenar është bërë publik edhe në mediat britanike, qeveria shqiptare nuk ka as plan e as reagon.

Kigali, Rëanda.

Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme

Sekretarja e Brendshme Sulla Braverman u shpreh në konferencën e partisë konservatore se lufta ndaj emigracionit të paligjshëm ishte prioritet, do të ishte "ëndrra" e saj të shihte një foto të një avioni që çonte azilkërkuesit në Ruandë shkruan mediat britanike. Burimet qeveritare dhe mediat në Britani kanë ngritur prej muajsh shqetësim serioz mbi kalimin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejtë Britanisë!

Qeveria nuk ka reagim, nuk ka asnjë plan!

Qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre dhe në çdo rast duhet të aplikojnë për viza të rregullta!”, shkruan Salianji.

Të fundit