Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji largohet si drejtues politik nga njësia 6, Noka: U vetëpërjashtua pas takimit me Suel Çelën

Salianji largohet si drejtues politik nga njësia 6, Noka: U

24 orë pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha se Ervin Salianji pas takimit në Elbasan është vetëpërjashtuar, ish-deputeti është larguar si i deleguar në njësinë numër 6 në Tiranë.

Ky fakt u konfirmua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

“Salianji nuk ka qenë drejtues politik. Drejtues Politik në Tiranë ka qenë Belind Këlliçi. Ai ishte i deleguar për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë. Fushata u ndërpre e të deleguarit për fushatën i tërhoqën. Por, siç e dini, Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga Suel Çela është vetëpërjashtuar”, është përgjigjia e Nokës për A2CNN.

 

Të fundit