Flash News

Ditari i Opozitës

Salinji publikon foton: Dhjetëra persona të grupeve kriminale u paguan për të kërcënuar votuesit në Kavajë

Salinji publikon foton: Dhjetëra persona të grupeve kriminale u paguan

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaron se dhjetëra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajē për të kërcënuar votuesit për zgjedhjet e 14 majit.

Në një postim në Facebook, Salianji poston një foto ku sipas tij persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qendrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori!

Ai shton se Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!

Reagimi i plotë:

Fitore e plotē e opozitës në Kavajë!

Qytetarët e Kavajës përveç kryetarit i japin shumicën në kēshillin bashkiak opozitës!

Kavaja i rezistoi presionit dhe dhunës! Gjithë administrata publike, çdo agjensi, drejtori e qeverisë por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit!

Nga të dhënat e shtabeve tona por dhe informacionet nga kundërshtari politik thuajse 2150 votues u sollën nga emigracioni duke ju paguar biletat për të votuar Partinë Socialiste!

Dhjetëra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajē për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qëndrës së votimit 2174

“Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qëndrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!

Strukturat tona ia dolën me një fushatë të jazhtëzakonshme, me shpenzime minimale, me buxhet thuajse inekzistent por me vendosmëri maksimale për ti rikthyer bashkinë qytetarëve!

Zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe të barabarta!

 

 

Të fundit