Flash News

Ditari i Opozitës

Salvador Kaçaj pret këshilltarin e Berlusconi-t: Diskutuam për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Salvador Kaçaj pret këshilltarin e Berlusconi-t: Diskutuam për

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Salvador Kaçaj, ka pritur këshilltarin e Berlusconi-t në zyrën e tij.

Në Facebook, Kaçaj ka ndarë një video me këshilltarin e Berluscon-it, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunime konkrete sidomos në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Marco Marrone, këshilltar i Paolo Berlusconit, dhe Saverio Abate, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë Italiane të Bujqësisë.

Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, shkëmbimin e eksperiencave mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe mbi potencialin e padiskutueshëm që ka vendi ynë për të prodhuar dhe eksportuar produkte cilësore.

Faleminderit për vizitën dhe gatishmërinë për të ndërtuar ura konkrete bashkëpunimi!”, shkruan Kaçaj.

Të fundit